Ahmet Dursun
09 Mars 2019•Përditësim: 10 Mars 2019
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se boshllëku që u shfaq pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore duhet të plotësohet nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton presidenca iraniane, në takimin me ambasadorin e Maltës në Teheran, Paul Mifsud, i cili dorëzoi letrat kredenciale për emërimin e tij si ambasador, Rouhani për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore i kërkoi BE-së të plotësoj boshllëkun e SHBA-ve.
"Pritshmëria jonë nga BE është që të kompensoj boshllëkun e formuar pas tërheqjes së SHBA-ve", tha Rouhani.
Rouhani u shpreh se me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore vendi i tij ka hyrë në një epokë të re të marrëdhënieve me vendet evropiane duke përfshirë edhe Maltën. Ai shtoi se marrëveshja është ballafaqur me një boshllëk pas tërheqjes së "njëanshme dhe jo-ligjore" të SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore.
Ambasadori Mifsud, nga ana e tij, theksoi se marrëveshjen bërthamore e shohin si një rrugë të përbashkët në zhvillimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Iranit, duke shtuar se "Malta e mbështet marrëveshjen bërthamore".
Qeveria e Washingtonit në muajin maj të vitit 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e nënshruar në vitin 2015 mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Gjermanisë.
Pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja, BE-ja e cila dëshiron ta mbaj qeverinë e Teheranit në marrëveshjen bërthamore për të lehtësuar tregtinë me Iranin dhe për të mbrojtur kompanitë evropiane nga sanksionet amerikane, paraqiti një mekanizëm pagesash të quajtur INSTEX. Qeveria e Teheranit reagoi për shkak se ky mekanizëm përfshin vetëm tregtinë e ilaçeve dhe ushqimore.