Gamze Türkoğlu Oğuz
31 Gusht 2020•Përditësim: 31 Gusht 2020
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në Teksas të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët lokalë, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në aeroportin Coulter Field në qytetin Bryan, rreth 137 km në veriperëndim të Houston.
Zëdhënësja e Administratës Federale të Aviacionit, Lynn Lunsford tha se avioni i rrëzuar është i modelit Piper PA24 me një motor dhe se ka filluar një hetim lidhur me aksidentin.
Si pasojë e aksidentit konfirmohet se kanë humbur jetën 3 persona dhe një tjetër është plagosur rëndë.