Ekip
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 27 Dhjetor 2021
Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën kur një avion mallrash u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos, bëri të ditur të enjten qeveria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni u rrëzua në fshatin Kalehe në provincën e Kivu-s Jugore të mërkurën pasi u ngrit nga Goma, kryeqyteti i provincës së Kivu-s Veriore, u tha gazetarëve ministri i Transportit, Cherubin Okende.
Në mesin e viktimave janë tre anëtarë të ekuipazhit, tha ai.
Okende ia atribuoi aksidentin motit të keq. “Një pilot me shumë përvojë ishte në kontroll. Ai bëri gjithçka për të zbritur, por nuk arriti për shkak të motit të keq”, tha ai.