Nusrat Sidiq
04 Maj 2023•Përditësim: 04 Maj 2023
Një helikopter i ushtrisë së Indisë me dy oficerë dhe një teknik në bord u rrëzua sot në Kashmirin e administruar nga India, raporton Anadolu.
Helikopteri ALH Dhruv u rrëzua pranë fshatit Machhna në Marwah Tehsil, distrikti kufitar verior i Kishtuarit, thuhet në deklaratën e Komandës Veriore të Ushtrisë Indiane, duke shtuar se në bordin e helikopterit ishin tre persona kur ndodhi përplasja.
Sipas deklaratës, piloti dhe bashkë-piloti si dhe një teknik u plagosën nga përplasja dhe u shpëtuan. "Të tre pjesëtarët e plagosur janë evakuuar në Spitalin Command, Udhampur", thuhet në deklaratë.
Mbetjet e helikopterit u gjetën në brigjet e lumit Marua. Ushtria indiane tha se pilotët kishin raportuar një defekt teknik te Kontrollori i Trafikut Ajror dhe më pas bënë një ulje preventive.
"Për shkak të tokës së valëzuar, gjembave dhe zonës së papërshtatshme të uljes, helikopteri me sa duket bëri një ulje të vështirë", thuhet më tej.
Ndërkohë kanë nisur hetimet rreth ngjarjes.