Elena Teslova
16 qershor 2020•Përditësim: 16 qershor 2020
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi sot është rritur në 545.458, pasi 8.248 më shumë infektime u regjistruan në këtë vend gjatë 24 orëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë periudhës së njëjtë, virusi mori jetën e 193 personave, duke rritur numrin e vdekjeve në 7.284, bëri të ditur task forca e urgjencës së vendit në një raport të përditshëm.
Numri i të shëruarve është rritur me 9.767 që nga dje për të arritur totalin në 294.306, thuhet më tej.
Të hënën, kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se situata me COVID-19 në vend "po përmirësohet gradualisht".
Mishustin tha se Moska dhe një numër i rajoneve tjera po "tregojnë tendenca pozitive".
"Ministria e Shëndetësisë ka dërguar për vizita ekipe speciale mjekësore të profesionistëve me përvojë në rajonet e prekura", tha Mishustin.
Kryeministri i Rusisë shtoi se rreth 300.000 testime në ditë kryhen në vend, duke e arritur numrin e testeve në më shumë se 15 milionë.
Ai vlerësoi Rusinë si "një nga udhëheqësit global" për nga numri i testeve dhe vendi i parë që nuk zvogëlon testet edhe pasi ritmi i infektimit filloi të ngadalësohet.
Ai shpjegoi se testimi është i rëndësishëm për vlerësimin e tërë situatës, dhe mbi të gjitha, për të zvogëluar numrin e rasteve të rënda.
Paralel me luftën kundër rasteve të koronavirusit, autoritetet ruse ndërmarrin masa për të rritur ekonominë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Maxim Reshetnikov tha se pas heqjes së kufizimeve, aktiviteti ekonomik po rritet, megjithëse niveli para krizës nuk është arritur akoma.