Ali Cura
27 Shtator 2020•Përditësim: 28 Shtator 2020
Ministria e Jashtme e Rusisë bëri thirrje për ndalimin përleshjeve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe fillimin e bisedimeve mes palëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria tërhiqet vëmendja se situata në Malësinë e Karabakut është përkeqësuar papritur, se po vazhdojnë intensivisht bombardimet nga të dyja palët përgjatë vijës së frontit dhe se po vijnë lajme për humbje.
"Për të stabilizuar situatën u bëjmë thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm dhe fillimin e bisedimeve", thuhet në deklaratë.
Në orët e para në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan përleshjet pasi forcat armene hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.