Elena Teslova
21 Prill 2026•Përditësim: 21 Prill 2026
Ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme njoftoi se një fluturim special që transporton 27 tonë ndihma humanitare u nis mbrëmë drejt Libanit, transmeton Anadolu.
Ministria tha në një deklaratë se ndihmat përfshijnë stacione të lëvizshme energjie, ushqime, çadra, batanije dhe pajisje për fjetje.
"Në bord të avionit Il-76 të ministrisë ndodhen më shumë se 27 tonë ngarkesë: stacione të lëvizshme energjie, furnizime ushqimore, çadra, batanije, dyshekë dhe jastëkë", thuhet në deklaratë.
Dërgesa u organizua me urdhër të presidentit Vladimir Putin dhe me direktivë të ministrit për Situata të Jashtëzakonshme Alexander Kurenkov, bëri të ditur ministria.
Në fluturimin e kthimit nga Bejruti drejt Moskës, qytetarët rusë dhe anëtarët e familjeve të tyre do të kthehen në vend, thuhet në deklaratë.