Elena Teslova
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
MOSKË (AA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, në lidhje me letrën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dërguar presidentit rus Vladimir Putin, tha se është "një hap serioz i marrë në drejtim të drejtë", raporton Anadolu Agency (AA).
Zaharova në konferencën e shtypit javor e cila u organizua në Moskë, në lidhje me pyetjen për letrën e dërguar të presidentit Erdogan për Putin tha se "Ky është një hap serioz i marrë në drejtim të drejtë".
Diplomatja ruse theksoi se deklaratat në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Rusi do të bëhen sipas zhvillimit të ngjarjeve.