Hüseyin Erdoğan
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Gjenerata e parë e reaktorit rus me ujë nën presion, VVER-440, e cila ishte njëra nga njësitë e energjisë të centralit bërthamor Novovoronezh është mbyllur më 25 dhjetor si pjesë e një pilot projekti, me çka planifikohet mbyllja e reaktorit VVER-440, njofton operatori i termocentralit bërthamor Rosenergoatom, degë e korporatës bërthamore shtetërore Rosatom, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo mbyllje do të ndihmojë në zgjerimin e kompetencave të Rosenergoatom dhe depërtimin e saj të mëtejshëm në tregun ndërkombëtar të shërbimeve në industrinë e energjisë bërthamore, thuhet nga kompania.
Reparti i energjisë Novovoronezh numër 3 ka gjeneruar 118.67 miliardë kilovat orë të energjisë elektrike që nga funksionimi i saj mbi 45 vjet, që është më shumë se gjysma e prodhimit vjetor të të gjitha centraleve bërthamore ruse.
Ky repart i energjisë ishte i pari i llojit të vet të serisë 440-megavat dhe ishte vënë në funksion në dhjetor të vitit 1971.