Emre Gürkan Abay
22 Mars 2019•Përditësim: 22 Mars 2019
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kritikuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Lartësirave të Golanit të pushtuara nga izraeli si pjesë e shtetit hebre, duke thënë se përpjekjet për ndryshimin e statusit të këtij rajoni përbëjnë shkelje "direkte" ndaj rezolutave të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për radion ruse Kommersant FM, Zakharova tha se Rusia shfaq një qëndrim parimor në lidhje me përkatësinë siriane të Lartësirave të Golanit.
Ky qëndrim i Rusisë, tha ajo, konfirmohet edhe me rezolutën 497 të vitit 1981.
"Qëndrimet tona nuk ka ndryshuar në lidhje me jolegjitimitetin e vendimit të Izraelit për të përhapur sovranitetin mbi Lartësirat e Golanit. Përpjekjet për të ndryshuar statusin e Lartësirave të Golanit, duke shpërfillur Këshillin e Sigurimit të OKB-së paraqesin shkelje direkte të vendimeve të OKB-së", theksoi Zakharova.
Ndryshe, reagimi i Rusisë erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump, dje në Twitter shkroi se "pas 52 viteve, për SHBA-në ka ardhur koha e plotë për të njohur plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit".
Izraeli e mban të pushtuar rajonin që nga viti 1967.