Emre Gürkan Abay
13 Gusht 2021•Përditësim: 18 Gusht 2021
Gazetares së BBC-së me detyrë në Rusi, nuk i është zgjatur viza për shkak të hapave të ndërmarrë ndaj gazetarëve rusë në Britani të Madhe dhe se ajo duhet të largohet nga vendi deri në fund të muajit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e kanalit shtetëror rus "Rossiya 24", thuhet se Ministria e Jashtme e Rusisë ka marrë vendim që të mos zgjasë vizën e gazetares së BBC-së në Moskë Sarah Rainsford, e cila do të përfundojë më 31 gusht.
Në lajm bëhet e ditur se hapi në fjalë është ndërmarrë për shkak të qëndrimit ndaj gazetarëve rusë në Britani dhe se Rainsford duhet të largohet nga vendi deri në fund të muajit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë lidhur me çështjen vuri në dukje se më parë e kanë paralajmëruar Britaninë lidhur me këtë temë. "Mund të them se përfaqësuesve të BBC-së që vizituan Ministrinë e Jashtme kohët e fundit iu shpjegua çdo gjë me detaje. Ata duhet të kenë diçka për të thënë", tha Zakharova.