Burç Eruygur
04 Maj 2023•Përditësim: 04 Maj 2023
Moska ka deklaruar se Perëndimi është "përgjegjësi kryesor" për veprimet e Ukrainës kundër Rusisë, një ditë pasi akuzoi Kievin për një sulm me dronë ndaj Kremlinit gjatë natës në përpjekje për të vrarë presidentin Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
"Ata shkatërruan qeverinë legjitime në Ukrainë, vunë në krye aventurierë dhe banditë, u siguruan para dhe armë, vendosën një ndjenjë të lejueshmërisë dhe pa ndëshkueshmërisë absolute, ofruan mbulim politik dhe eskortë ushtarake", tha Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Zakharova u referohej protestave ‘Maidan’ të vitit 2014 në Ukrainë, të cilat çuan në rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych, i konsideruar si pro-rus.
Dje, Rusia tha se Ukraina u përpoq të godasë rezidencën e presidentit me dy dronë të cilët u rrëzuan.
Në njoftim u theksua se Putin nuk u lëndua në sulm dhe se Rusia rezervon "të drejtën për të marrë masa hakmarrëse ku dhe kur e konsideron të përshtatshme".
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë ukrainasë kanë mohuar përfshirjen e Kievit.