Elena Teslova
02 shtator 2026•Përditësim: 02 shtator 2026
Ministria Ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën se forcat e saj kryen sulme gjatë natës në infrastrukturën logjistike, portuale dhe energjetike në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Ministria theksoi se dronët sulmues goditën qendrën logjistike Chaiky në rajonin e Kievit. Sipas ministrisë, objekti i operuar nga Grupi i Zhvillimit Alfa ruante dhe shpërndante mallra të huaja me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë komponentë për dronë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.
Ministria tha gjithashtu se katër objekte të infrastrukturës energjetike në Odesa dhe rajonin përreth u goditën gjatë natës.
Në portin e Odesës, sulmet goditën një objekt të përfshirë në prodhimin e anijeve pa pilot, gjashtë rezervuarë karburanti të destinuar për ushtrinë ukrainase dhe depo që përmbanin pajisje ushtarake, tha ajo.
Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, tha se 8.679 dronë kanë tentuar të sulmojnë Moskën gjatë muajit të kaluar.
Sipas Sobyanin, shumica u kapën në një distancë nga kryeqyteti, ndërsa 795 u rrëzuan ndërsa i afroheshin qytetit.
Ndërkohë, një zjarr u raportua gjatë natës në uzinën Proton-PM në rajonin Perm të Rusisë, më shumë se 1.500 kilometra larg Ukrainës, për të cilin dyshohet u shënua se pas një sulmi me dron ukrainas.
Kompania prodhon motorë raketash me lëndë djegëse të lëngshme dhe komponentë për industrinë e hapësirës ajrore dhe të aviacionit. Nuk u dhanë menjëherë informacione mbi shkakun e zjarrit apo pasojat e tij.