Burç Eruygur
29 Prill 2026•Përditësim: 29 Prill 2026
Rusia pretendoi sot se ka marrë kontrollin e dy vendbanimeve të tjera në Ukrainën lindore dhe veriore, transmeton Anadolu.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë tha se në rajonin e Donetskut forcat e saj morën nën kontroll fshatin Novodmytrivka, i vendosur në verilindje të qytetit të vijës së frontit të Kostiantynivka-s.
Ajo pretendon se forcat e saj në rajonin e Sumyt pushtuan fshatin Novodmytrivka, i vendosur rreth 44 kilometra në juglindje të qendrës administrative të rajonit.
Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar mbi pretendimet e Rusisë dhe verifikimi i pavarur i pretendimeve është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.