Dmitri Chirciu
18 Shkurt 2023•Përditësim: 18 Shkurt 2023
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se ushtria ruse ka marrë nën kontroll vendbanimin Gryanikivka në rajonin e Kharkivit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se "Si rezultat i sulmeve të njësive të Grupit të Forcave Perëndimore të Rusisë në drejtim të Kupyansk, është çliruar plotësisht njësia e vendbanimit Gryanikovka (Gryanikivka) në rajonin e Kharkivit".
"Në rajone të ndryshme të Ukrainës janë neutralizuar mbi 400 ushtarë ukrainas", theksoi Konashenkov duke shtuar se 11 mjete ajrore pa pilot që i përkisnin ushtrisë ukrainase dhe 3 raketa HIMARS multi-raketahedhësit të prodhimit të SHBA-së u goditën nga sistemet ruse të mbrojtjes.
"Deri më sot në Ukrainë janë rrëzuar 385 avionë, 210 helikopterë, 3.172 mjete ajrore pa pilot ndërsa janë shkatërruar 404 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 7.915 tanke dhe mjete të blinduara, 1.028 multi-raketahedhëse, 4.133 obusë dhe mortaja si dhe 8.440 mjete ushtarake të veçanta", tha Konashenkov.