Aliia Raimbekova
04 Korrik 2023•Përditësim: 04 Korrik 2023
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se Ukraina tentoi të sulmonte rajonin e Moskës me mjete ajrore pa pilot (UAV), transmeton Anadolu.
"Mëngjesin e sotëm u pengua përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer sulm terrorist me 5 UAV kundër objektivave në rajonin e Moskës dhe Novaya (New) Moska", tha ministria në një deklaratë.
Në deklaratë thuhet se 4 prej UAV-ve u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, 1 prej tyre u bllokua me mjete elektronike dhe ra në zonë dhe nuk pati dëme apo viktima nga incidenti.
- Në aeroportin "Vnukovo" janë marrë masa sigurie
Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobyanin njoftoi se janë marrë masa sigurie në Aeroportin Ndërkombëtar "Vnukovo" në kryeqytetin Moskë për shkak të tentativës për sulm me dronë.
Ai tha se disa nga fluturimet që u ulën në aeroport u devijuan në aeroporte të tjera. Sobyanin shtoi se aeroporti u kthye në kushtet normale të funksionimit që nga ora 08:00 me kohën lokale.