Michael Hernandez
10 Prill 2018•Përditësim: 11 Prill 2018
WASHINGTON (AA) – Rusia vuri veton ndaj një draft teksti të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të krijonte një trup të ri ekspertësh për të përcaktuar fajësinë për një sulm të dyshuar në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Drafti kishte mbështetjen mbizotëruese të Këshillit me 12 anëtarë nga gjithsej 15 anëtarë të Këshillit që votuan në favor, Rusia dhe Bolivia votuan kundër ndërsa Kina abstenoi.
E dërguara e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, menjëherë pas votimit kritikoi Rusinë duke thënë se ajo “ka rrënuar besueshmërinë e Këshillit”.
“Votat janë hedhur. Regjstrimi tregon se sot disa vende kanë vendosur të ngrihen për të vërtetën. Regjistrimi nuk do të jetë i sjellshëm për një anëtar të përhersshëm të këtij Këshilli”, u shpreh Haley.
Një sulm kimik jashtë Damaskut, të shtunën mbrëma vrau dhjetra persona dhe plagosi qindra të tjerë.
Helmetat e Bardha, një agjenci e Mbrojtjes Civile, fajësuan regjimin sirian për sulmin në qytetin Duma të Gutës Lindore, i cili, siç thuhet, la të vrarë 78 civilë dhe plagosi qindra të tjerë.
Pas votimit mbi rezolutën e hartuar nga SHBA-të, një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk arriti të marrë votat e nevojshme për të kaluar Këshillin.
Ndryshe nga masa e SHBA-ve, drafti rus nuk kërkonte të përcaktojë fajin për sulmin, por thjesht kërkonte të përcaktojë nëse ndodhi një sulm kimik. Shtatë anëtarë votuan kundër draftit rus ndërsa gjashtë votuan në favor.