Rustam Mikayilli
27 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
VILNIUS (AA) - Samiti i NATO-s që do të organizohet në mikpritjen e Polonisë do të mbahet në Stadiumin Kombëtar në Varshavë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të radio Polska-s, në Stadiumin Kombëtar ku ekipi kombëtar i futbollit të Polonisë i zhvillon ndeshjet, do të priten afërsisht 7 mijë pjesëmarrës, në mesin e të cilëve 70 krerë shtetesh dhe qeverish.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë, Bogdan Scibut, duke thënë se në Stadiumin Kombëtar kanë filluar punimet përgatitore për Samitin e NATO-s, theksoi se që nga dita e djeshme stadiumi gjendet nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes.