Onur Usta
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
PARIS (AA) – Grupet për mbrojtjen e mjedisit kanë mbajtur protesta në Paris ku dhe po zhvillohet Konferenca e Palëve për Ndryshimet Klimtike të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 10 mijë persona kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur në afërsi të kullës Eiffel dhe parkut Champ de Mars. Protestuesit kanë vendosur në rrugë shirita të kuq dhe rreth 5 mijë lule të kuqe. Ata duke mbajtur në duar çadra të kuqe dhe pankarta me mbishkrime "Ti jepet fund krimit të klimës", "Sistemi të ndryshojë, klima të mos ndryshojë", "Drejtësia e klimës, tani" kanë marshuar deri në sheshin “Porte Maillot”.
Theksohet se shiritat e kuq përfaqësonin personat të cilët kanë humbur jetën gjatë fatkeqësive të shkaktuara nga ndryshimi i klimës. Ndër të tjera theksohet se në protestë janë mbajtur qëndrime në ndër të viktimave që kanë humbur jetën nga ndryshimin e klimës.
Mbi draft-marrëveshjen për ndryshimet klimatike u arrit marrëveshje në bisedimet të cilat nisën që dy javë më parë në Paris. Në këtë marrëveshje ndodhen pika për rritjen e përpjekjeve në kufizimin rritjes së temperaturave globale me një mesatare në 1.5 gradë si dhe promovimi i ekonomive të mjedisore dhe qëndrueshme të cilat reduktojnë emetimin e gazrave që krijojnë efektin serrë.