Ekip
28 Shkurt 2019•Përditësim: 01 Mars 2019
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në lidhje me takimin e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se "Ata kërkuan që sanksionet të tërhiqen plotësisht. Por ne nuk mund ta bënim këtë. Prandaj nuk arritëm marrëveshje", transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump, zhvilloi një konferencë shtypi pasi nuk u arrit marrëveshje në samitin e dytë të tij me liderin verikorean, Kim Jong-un, në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.
Ai tha se samiti i filluar dje në Hanoi "me të vërtetë ka kaluar produktiv". "Vendosëm të mos nënshkruajmë asgjë sot", tha Trump.
Presidenti amerikan tha se është krijuar "një marrëdhënie shumë të fuqishme" me liderin verikorean Kim, porse nuk kanë arritur marrëveshje.
- "Nuk është mundshme që tërheqim plotësisht sanksionet"
"Ata kërkuan që sanksionet të tërhiqen plotësisht. Por ne nuk mund ta bënim këtë. Prandaj nuk arritëm marrëveshje", theksoi Trump në lidhje me sanksionet ndaj Koresë së Veriut.
"Nuk dua të them se ky ishte vendimi im. Dëshirojmë të mbrojmë marrëdhëniet tona", u shpreh ai në lidhje me pyetjen nëse ai ka kërkuar të përfundojnë bisedimet.
Ai tërhoqi vëmendjen se Kim i ka premtuar se më nuk do të realizojnë testime bërthamore. "I besoj atij dhe fjalës së tij, do të vazhdojmë bisedimet", theksoi Trump.
- Nuk vendosën për një samit të ri
Trump tha se nuk kanë vendosur për një samit të tretë pas samitit të dytët në Vietnam me liderin verikorean Kim.
Ai theksoi se me Kim mund të takohen edhe një herë. "Kjo ndoshta nuk do të ndodhë së shpejti, por mundet edhe mos të marrë shumë kohë", tha presidenti amerikan.
Në lidhje me tensionet mes Pakistanit dhe Indisë, presidenti amerikan tha se mund të sigurohet paqja.
Ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në lidhje me bisedimet e delegacioneve të të dyja vendeve tha se në 24 deri në 36 orët e fundit është arritur progres, por nuk është arritur rezultat.
- Sanders: Do të vazhdojnë bisedimet
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, njoftoi se nuk është arritur marrëveshje në bisedimet mes presidentit Trump dhe liderit verikorean Kim, por të dyja vendet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen bisedimet.
Ajo theksoi se Trump dhe Kim kanë biseduar mbi pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore. "Tani për tani nuk u arrit një marrëveshje por përfaqësuesit e vendeve presin me padurim që të takohen në të ardhmen", u shpreh ajo.
Sanders, takimin mes dy liderëve e përshkroi si "shumë të mirë dhe konstruktive".
Trump dhe Kim janë ndarë nga hoteli ku zhvilloheshin bisedimet më herët nga koha e planifikuar dhe ceremonia e nënshkrimit është anuluar.