Alma Çekovic
26 qershor 2019•Përditësim: 27 qershor 2019
San Francisco u bë qyteti i parë i SHBA-së që ndalon shitjen e cigareve elektronike, deri sa nuk sqarohet efekti i saj ndaj shëndetit të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC, zyrtarët në San Francisko votuan për ndalimin e shitjes së duhanit me avull në shitore, por edhe shpërndarjen e aparateve që shiten përmes internetit.
Pikërisht në qytetin e Kalifornisë ndodhet selia e "Juula Labs", prodhuesit më të njohur të e-cigareve në SHBA.
Kompania thotë se për shkak të një vendimi të tillë shumë duhanpirës do t'u kthehen cigareve dhe të krijojnë "treg të zi".
Kryebashkiakja e San Franciskos, London Breen ka 10 ditë afat për të nënshkruar ligjin, të cilin ka paralajmëruar se do ta nënshkruaj. Ligji do të hyjë në fuqi pas shtatë muajsh.
Aktivistët që janë kundër përdorimit të e-cigareve thonë se prodhuesit si target kanë të rinjtë të cilëve u ofrojnë shije të ndryshme dhe se mund t'i shtyjnë të kalojnë në cigare të vërteta.
Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vitin e kaluar numri i adoleshentëve që pranuan se përdorin produkte të nikotinës është rritur për 36 për qind, që lidhet me rritjen e cigareve elektronike.