Maımaıtımıng Yılıxıatı
22 Mars 2019•Përditësim: 22 Mars 2019
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka arritur në kryeqytetin e Libanit, Beirut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai u prit nga kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, pas një takimi të shkurtër të mbajtur me ministrin e brendshëm, Raya al-Hassan.
Raportohet se Pompeo dhe Berri kanë diskutuar sanksionet amerikane ndaj grupit libanez Hezbollah dhe tensionet e vazhdueshme mes Izraelit dhe Libanit.
Berri i ka thënë sekretarit Pompeo se sanksionet ndaj Hezbollahut, që është një parti politike me përfaqësim të konsiderueshëm në kuvend, do të kishin “efekte negative”.
Ai po ashtu ka theksuar nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi kufirin detar mes Libanit dhe Izraelit.
Pompeo gjithashtu ka takuar kryeministrin libanez, Saad Hariri, me të cilin ka diskutuar çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Sekretari amerikan u prit edhe nga presidenti libanez, Michel Aoun.
Në kumtesën e zyrës së presidentit, thuhet se Aoun ka shprehur shqetësimin e tij për sanksionet amerikane mbi Hezbollahun dhe ka theksuar se partia përfaqëson një grup të besimtarëve të vendit.
Libani ka nevojë për më shumë ndihmë për t’u lejuar refugjatëve sirianë që të kthehen në shtëpinë e tyre ne mënyrë vullnetare apo për t’i rikthyer në zona më të sigurta në Siri, pasi Libani më nuk ka fuqi për t’i mbajtur në vend.