Dildar Baykan
18 Shtator 2018•Përditësim: 19 Shtator 2018
NEW YORK (AA) - Ndarja e çmimit u mbajt të hënën në Los Angeles, ku "Game of Thrones" (Loja e Froneve) u zgjodh si seriali më i mirë dramatik, raporton Anadolu Agency (AA).
Seriali më i mirë humoristik u zgjodh "The Marvelous Mrs. Maisel", në të cilën luan aktorja më e mirë në serialin humoristik Rachel Brosnahan.
Edicionin e 70-të të ndarjes së çmimit "Emmy" e udhëhoqën moderatorët Michael Che (35) dhe Colin Jost (36) nga Saturday Night Live. Ndërsa aktorja më e mirë për rolin dytësor u zgjodh Thandie Newton. Regjisori më i mirë i serialit të dramës ishte Stephen Daldry.
Çmimi "Emmy" ndahet që nga viti 1949.