Mücahit Oktay
23 Qershor 2021•Përditësim: 23 Qershor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 602.469, prej të cilëve 358 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.556.330, me 1.250 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.373 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 177 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 150 milionë dozën e dytë.