Gamze Türkoğlu Oğuz
01 Korrik 2016•Përditësim: 01 Korrik 2016
BOSTON (AA) - E bija e ish-zëvendëspresidentit amerikan Al Gore, Karenna u arrestua në Boston gjatë një demonstrate kundër gazsjellësit në ndërtim e sipër, raporton Anadolu Agency (AA).
Tubacioni West Roxbury i takon kompanisë Spectra Energy. Përveç Gore janë arrestuar edhe 22 persona të tjerë.
Në një deklaratë të grupit protestues "Resist the Pipeline & Stop the West Roxbury Lateral" theksohet se Karenna Gore gjatë demonstratës së bashku me disa demonstrues të tjerë u shtrinë në hendekun e gërmuar për vendosjen e tubave, në përpjekje për të penguar punët ndërtimore.