Fuat Kabakçı
11 Nëntor 2017•Përditësim: 12 Nëntor 2017
SEUL (AA) – Koreja e Jugut dhe njësitë e flotës së ushtrisë të SHBA-ve filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake të cilat do të zgjasin katër ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Stërvitjet të cilat filluan afër Gadishullit Korean ku do të marrin pjesë 7 anije të flotës së Koresë së Jugut dhe 3 aeroplanmbajtëse të flotës amerikan të quajtura USS Nimitz, USS Theodore Roosevelt, USS Ronald Reagan, do të vazhdojnë deri më 14 nëntor.
Stërvitjet katër ditore të cilat përfshijnë manovrat “e mbrojtjes kundër kërcënimit të Koresë së Veriut”, kanë për qëllim të largojnë qeverinë e Phenianit nga provokimet bërthamore dhe të raketave si dhe për të treguar se në raste emergjete janë të gatshëm të ofrojnë forcën e nevojshme.
Po ashtu në stërvitje synohet rritja e aftësive operacionale të përbashkëta mes këtyre dy forcave ushtarake.
Kjo është hera e parë që aeroplanmbajtëset e SHBA-ve dhe flota e Koresë së Jugut marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët.
Gjithashtu aktivizimi i 3 aeroplanmbajtësve për një stërvije nuk është një gjë e cila praktikohet shpesh. Një stërvitje e tillë së fundmi u realizua në ujërat e ishullit Guam në vitin 2007.