Tuğrul Çam
16 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka falënderuar forcat ushtarake që morën pjesë në pastrimin e qytetit Munbixh në Siri nga organizata terroriste DAESH si dhe ka falënderuar Turqinë për ndihmën e dhënë për këtë operacion, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim në lidhje me pastrimin e këtij qyteti nga DAESH-i, Carter është shprehur: "Përgëzoj Këshillin Ushtarak të Munbixhit, Koalicionin Arab të Sirisë dhe Forcat Demokratike të Sirisë për kontributin e dhënë në shpëtimin e këtij qyteti nga organizata terroriste DAESH."
Carter ka vënë në dukje rëndësinë e ndihmës së koalicionit ndërkombëtar në këtë ofensivë.
Në vijim të deklaratës së tij Carter tha thënë gjithashtu se Munbixhi ishte një pikë e rëndësishme për organizatën terroriste DAESH dhe luftëtarët e huaj të cilët planifikonin sulme ndaj aleatëve të SHBA-së.