Kasım İleri
27 Shtator 2022•Përditësim: 28 Shtator 2022
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, diskutuan zhvillimet e fundit në rajonin Indo-Paqësor, pasojat globale të krizës së Ukrainës si dhe koordinimin operacional mes ushtrive të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Austin i cili në fillim të shtatorit takoi ministrin indian të Mbrojtjes, Rajnath Singh, bëhet e ditur se ka pritur në një takim në Pentagon ministrin Jaishankar.
Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, në një deklaratë lidhur me takimin bëri të ditur se dy ministrat shkëmbyen pikëpamjet rreth një sërë çështjeve në interesin e përbashkët që përfshijnë zhvillimet e fundit në rajonin Indo-Paqësor dhe pasojat globale të krizës së Ukrainës.
Jaishankar dhe Austin rishikuan vijat kryesore të përpjekjeve për të thelluar bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, tha Ryder.
"Sekretari Austin dhe ministri Jaishankar shprehën angazhimin e tyre për zgjerimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin logjistik për të siguruar më shumë koordinim operacional mes ushtrive të SHBA-së dhe Indisë. Gjithashtu dy ministrat diskutuan edhe mundësitë e reja për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes në mbështetje të kontributeve të Indisë si garantues i sigurisë rajonale", theksoi Ryder.