Büşra Selvi Öğütcen
02 Qershor 2022•Përditësim: 02 Qershor 2022
Administrata amerikane ka vendosur të heq të gjitha ndalimet e fluturimeve drejt Kubës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar autoriteteve kërkoi që të hiqen kufizimet për fluturimet ndaj Kubës.
Blinken deklaroi se hapja e fluturimeve për në Kubë është në interes të kubanëve dhe në interesat e politikës së jashtme të SHBA-së. Ai deklaroi se fluturimet midis dy vendeve mund të vazhdojnë.
Në muajin maj, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, hoqi disa nga kufizimet e vendosura nga paraardhësi i tij Donald Trump ndaj Kubës. Me vendimin e presidentit Biden u njoftua se do të rifillojnë fluturimet drejt qyteteve jashtë kryeqytetit të Kubës, Havana dhe programet e bashkimit familjar.
Njoftohet se do të lejohen edhe vizitat grupore në Kubë për qëllime arsimore ose biznesi, si dhe u hoq kufiri për dërgimin e parave prej 1.000 dollarë për çdo 3 muaj në këtë vend.
Në janar 2020, sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se ndaluan të gjitha fluturimet për në Kubë, përveç kryeqytetit Havana, deri në udhëzime të mëtejshme.