Ekip
10 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
SEATTLE (AA) – Autoritetet në Washington kanë premtuar se do të përmirësojnë sigurinë në të gjitha spitalet psikiatrike në vend pasi javën e kaluar dy pacientë arritën të largoheshin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të premten në mbrëmje nga spitali për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor Western State në Lakewood u arratis 28 vjeçari Anthony Garver i akuzuar për torturimin e një 20 vjeçari deri në vdekje. Ai me pacientin tjetër, 58 vjeçarin Mark Alexander Adams arritën të largoheshin nga dritarja.