Muhammed Bilal Kenasari
02 maj 2017•Përditësim: 02 maj 2017
WASHINGTON (AA) - Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim të ri udhëtimi për Evropën për shkak të kërcënimit nga sulmet terroriste në kontinent, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sulmet të cilat ndodhën dhe gjetën hapësirë të madhe në lajmet në Francë, Rusi, Suedi dhe Britani të Madhe treguan se organizatat terroriste si DEASH, Al Kaeda dhe grupet e tyre mund të planifikojnë dhe t'i zbatojnë këto plane në të gjithë Evropën", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Ky paralajmërim i SHBA-ve për qytetarët e saj do të skadojë më 1 shtator 2017.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se edhe pse shtetet evropiane luftojnë kundër terrorizmit SHBA-të janë të shqetësuara se në vende të ndryshme të Evropës mund të ndodhin sulme, ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të SHBA-së që të jenë të kujdesshëm.
"Rajonet më të vizituara nga turistët, linjat e transportit, qendrat tregtare dhe zyrat qeveritare mund të jenë shënjestra të mundshme. Veçanërisht gjatë vizitave në muajt e verës qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm", qëndron në deklaratë.