Bilgin S. Şaşmaz
05 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
CHICAGO (AA) – Në qytetin amerikan Chicago është mbajtur gara "CHIditarod Race" në të cilën kanë marrë pjesë ekipe me kostume, ndërsa si automjete kanë pasur karroca për blerje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në garën e sivjetme e cila është organizuar për të 12-ën herë, kanë marrë pjesë 116 ekipe të cilët përbëheshin prej së paku pesë anëtarë.
Të pranishmit kanë mundur të shohin kostume të ndryshme me tema të vikingëve, astronautëve, autobusëve shkollor, trenave, dhe ekipeve zjarrfikëse. Të ardhurat prej 43.000 dollarë të mbledhura nga pjesëmarrësit e garës dhe aktivitetet dytësore do të dhurohen për organizatat humanitare.