Islam Doğru
01 korrik 2020•Përditësim: 01 korrik 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 130.134, prej të cilëve 1.315 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 47.499, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.730.803.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1 milion e 143 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në më shumë se 34,2 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 417.386 raste të konfirmuara dhe 32.129 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.409.693 raste, Rusia me 654.405 dhe India me 591 mijë raste.