Hakan Çopur
31 Maj 2022•Përditësim: 31 Maj 2022
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se mbështesin vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të Turqisë me Suedinë dhe Finlandën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se në një bisedë telefonike mes zëdhënësit të Presidencës turke İbrahim Kalın dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan u diskutuan çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.
Sipas deklaratës, Kalın dhe Sullivan kanë biseduar për situatën e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe mënyrën se si produktet bujqësore të Ukrainës të mund të arrijnë në tregjet globale.
Sullivan tha se SHBA-ja mbështet bisedimet e drejtpërdrejta që Turqia zhvillon me Suedinë dhe Finlandën për procesin e anëtarësimit të këtyre dy vendeve në NATO.
Ai potencoi rëndësinë "për qëndrimin larg hapave që mund të rrisin tensionet në Siri". Sullivan inkurajoi palët që të përdorin kanalet e dialogut dhe diplomacisë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor.