Barry Eitel
21 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
SAN FRANCISCO (AA) - Miratohet vaksina eksperimentale kundër virusit Zika për testim tek njerëzit, njoftoi të hënën Zyra për Ushqimit dhe Barna e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Vaksina u bë nga partneriteti i kompanive farmaceutike Inovio Pharmaceuticals i GeneOne Life Science, ndërsa vaksina GLS-5700 ka treguar rezultate premtuese gjatë testimit në kafshët e vogla dhe të mëdha. Vaksina do të testohet tek 40 pacientë dhe rezultatet do të publikohen në fund të këtij viti, theksojnë nga kompania.
Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë kundër virusit Zika, i cili për herë të parë u zbulua në Afrikë, por që është duke u përhapur me shpejtësi në Amerikë. Virusi Zika përhapet përmes pickimit të mushkonjave apo marrëdhënieve sekusale. Edhe pse simptomat janë relativisht të buta, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar si kërcënim global, sepse Zika lidhet me defekte shkatërruese të lindjes.
"Jemi krenarë për arritjen e marrëveshjes që të nisim studimin e parë të vaksinës për virusin Zika me njerëzit vullnetarë. Në maj të vitit 2016, 58 vende kanë raportuar përhapje të vazhdueshme të virusit Zika. Infeksionet virale dhe kushtet mjekësore të shkaktuara nga virusi Zika po përhapen dhe nuk po reduktohen. Planifikojmë që dozën e vaksinës të injektojmë në subjektin tonë të parë javën e ardhshme dhe presim të arrijmë në fazën e raporteve dhe rezultateve në fund të këtij viti", tha Drejtori i Përgithshëm i Inovio Pharmaceuticals, Joseph Kim.