Ercan Canbolat
04 Prill 2017•Përditësim: 04 Prill 2017
ANKARA (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se kanë marrë vendim për të ndërprerë kuntributin e tyre për Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për shkak se mbështet çështjen e abortit, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dërguar një letër kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me jashtë të Senatit amerikan, senatorit Bob Corker ku e ka njoftuar se do të ndërpriten mbështetjet financiare. Ndërsa arsyeja e ndërprerjes së financimeve është ajo se UNFPA u jep mbështetje programeve të abortit.