Servet Günerigök
02 Mars 2020•Përditësim: 02 Mars 2020
Shteti i SHBA-ve, New York-u, ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pacienti ka simptoma në frymëmarrje, por nuk është në gjendje të rëndë dhe ka qenë në një situatë të kontrolluar që nga arritja në New York", tha Cuomo, duke shtuar se testi pozitiv është konfirmuar nga laboratori Wadsworth në Albany të New York-ut.
Rasti i parë në New York erdhi një ditë pasi zyrtarët shëndetësor në shtetin e Washington-it thanë se një pacient ka humbur jetën, duke regjistruar rastin e pestë të vdekjeve në SHBA nga koronavirusi Covid-19.
Guvernatori tha se rreziku në New York mbetet i ulët dhe se autoritetet "po menaxhojnë me kujdes këtë situatë dhe se do të vazhdojnë të japin informacione".
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në gjithë botën ka arritur në pothuajse 3.000 persona, ndërsa më shumë se 88.000 të tjerë janë të infektuar.
Koronavirusi së pari u zbulua në dhjetor të vitit 2019 në qytetin Wuhan që gjendet në pjesën qendrore të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, ka përditësuar nivelin e rrezikut global në "shumë të lartë".