Mintaha Neslihan Eroğlu
05 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
LOS ANGELES (AA) - Policia në Los Angeles ka plagosur një person, për të cilin thotë se në dorën e tij mbante armë të ftohtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia në stacionin e metrosë në Santa Monika ka hapur zjarr mbi një person i cili mbante dy thika në dorë.
Personi i plagosur u shtrua në spital dhe nuk është në rrezik të jetës.