Büşra Selvi Öğütcen
26 shtator 2022•Përditësim: 27 shtator 2022
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken njoftoi se Rusisë i kanë dërguar mesazhin "Mos bëni llafazanin rreth armëve bërthamore", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për programin "60 minutes" të publikuar në televizionin amerikan CBS, Blinken konfirmoi pretendimet se administrata e Washingtonit i ka dërguar Moskës një mesazh privat.
"Ne kemi qenë shumë të qartë me rusët, si publikisht ashtu edhe privatisht, që të mos bëhen llafazanë rreth çështjes së armëve bërthamore", deklaroi Blinken.
Duke iu referuar përdorimit të armëve bërthamore, Blinken tha se "Është shumë e rëndësishme që Moska ta dijë dhe ta dëgjojë nga ne se kjo do të ketë pasoja shkatërruese. Edhe ne e kemi bërë shumë të qartë këtë".
Ai nënvizoi se përdorimi i çdo arme bërthamore mund të ketë pasoja katastrofike për shumë njerëz, përfshirë edhe vendet që i përdorin këto.