Dmitri Chirciu
18 Shtator 2019•Përditësim: 18 Shtator 2019
Kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Mikhail Mizintsev, tha se prania e paligjshme e SHBA-ve dhe aleatëve të saj në Siri pengon procesin e paqes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mizintsev gjatë një konference për media tha se SHBA dhe aleatët e saj, nuk i kushtojnë rëndësi fatit të sirianëve. "SHBA-të kanë nevojë për zona tensioni në Siri për të arsyetuar praninë e saj të paligjshme dhe për të përmbushur dëshirat e saj gjeopolitike. Kudo që janë SHBA-të, ne mund të shohim shkatërrim, mungesë dhe sëmundje të ndryshme", tha ai.
Mizintsev thekson se "Prania e paligjshme e SHBA-ve dhe aleatëve të saj në Siri pengon procesin e paqes".
Ai tërhoqi vëmendjen edhe për kushtet e këqija të jetesës që janë në kampin Al Hol i cili ndodhet në rajonin Haseke nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK në kufi me Irakun. "Kampi Al Hol është shembull i politikës shkatërruese që SHBA zbaton në Siri", tha Mizintsev.