Muhammed Bilal Kenasari
05 Janar 2018•Përditësim: 05 Janar 2018
WASHINGTON (AA) - Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka pezulluar "ndihmën në fushën e sigurisë" për Pakistanin, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja Heather Nauert në konferencën ditore për media konfirmoi se SHBA ka pezulluar ndihmën për Pakistanin.
"Është pezulluar ndihma në fushën e sigurisë për Pakistanin, derisa të mos ndërmerren hapa të sigurtë kundër talebanëve dhe militantëve Hakani", tha Nauert, duke mos cituar sasinë e ndihmës.
"Ende jemi duke punuar rreth çështjes së sasisë", tha ajo.
Nauert gjithashtu theksoi se Pakistani nuk duhet të jetë një zonë e sigurtë për terroristët.
"Shpresojmë se përsëri do të rinovojmë marrëdhëniet tona dypalëshe me Pakistanin", tha zëdhënësja.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën paralajmëroi mundësinë e shfuqizimit të ndihmës ndaj Pakistanit, duke pretenduar se vendi mbron terroristët.
New York Times njoftoi javën e kaluar se administrata e Trump-it seriozisht është duke shqyrtuar mundësinë që të mos paguante 255 milionë dollarë ndihmë.
Autoritetet pakistaneze pretendojnë se akuzat e Trump-it lidhur me vendin e tyre nuk janë të vërteta.