Amina Zorniç
13 Janar 2016•Përditësim: 13 Janar 2016
HARRISBURG (AA) - Zyrtari policor Clarke Steele është pezulluar vullnetarisht pas të shtënave, ku ai "rastësisht" kishte vrarë vajzën 12-vjeçare Ciara Meyer, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të shtënat kanë ndodhur në qytetin Harrisburg, kur polici Steel erdhi në shtëpinë e Donald Mayer për t'i dorëzuar urdhrin për ta lëshuar banesën. Meyer para oficerit kishte dalë me pushkë në dorë, pas së cilës Steele në drejtim të tij qëlloi me një plumb.
Plumbi kapi dorën e majtë të Meyer-it dhe goditi vajzën e tij, e cila ishte pranë tij.