Islam Doğru
20 Korrik 2021•Përditësim: 20 Korrik 2021
Sekretari i Drejtësisë së SHBA-së, Merrick Garland ka lëshuar një vendim që ndalon prokurorët federalë të kenë qasje në të dhënat e ndjeshme të gazetarëve, apo parandalon zbulimin e burimeve në hetimet në lidhje me "rrjedhjet" e informacioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria ka kufizuar rreptësisht mundësitë e prokurorëve federalë për të hyrë në të dhënat e gazetarëve ndërsa hetojnë rrjedhjet e ndjeshme të të dhënave.
Përveç përjashtimeve, të tilla si rrëmbimi, dyshimi se gazetarët punojnë për ndonjë agjenci inteligjente të huaj ose organizatë terroriste, krimet kundër fëmijëve, prokurorëve u ndalohet të konfiskojnë të dhënat telefonike apo ato të postës elektronike.
Në maj të këtij viti, u zbulua se regjistrat telefonikë të disa gazetarëve të CNN, Washington Post dhe New York Times u konfiskuan fshehurazi si pjesë e një hetimi rus në periudhën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se një praktikë e tillë ishte shumë e gabuar.