Meltem Bulur
24 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se homologu i tij amerikan, Rex Tillerson, propozoi një zonë të sigurt prej 30 kilometrash në rajonin e Afrinit të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton një burim diplomatik, në kuadër të mbledhjes së ministrave të jashtëm, e cila u mbajt dje në Paris, Çavuşoğlu u takua me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Rex Tillerson.
Çështja e Afrinit ka kryesuar axhendën në takim, tha burimi, i cili kërkoi të mos emërohet për shkak të kufizimeve për të folur me mediat.
“Tillerson i ka thënë Çavuşoğlu-t se zona e sigurt e propozuar prej 30 kilometrash do të adresonte shqetësimet e sigurisë së Turqisë”, tha burimi.
Në takimin e djeshëm, ministrat e jashtëm dhe diplomatët e 24 vendeve miratuan një sërë angazhimesh që synonin përforcimin e bashkëpunimit në luftën kundër armëve kimike, në mes raportimeve të një sulmi të dyshuar me përdorimin e armëve të tilla të ndaluara në Siri.
Angazhimi ndaj planit të ri, të inicituar nga Franca, është bërë gjatë një konference mbi “Partneritetin ndërkombëtar kundër mosndëshkimit të përdorimit të armëve kimike”.
Ndryshe, të shtunën e kaluar nisi operacionin Dega e Ullirit për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe të DEASH-it nga Afrini.
Sipas Shtabit të Përgjtihshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajon, si dhe për të mbrojtur popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.
Nga atje informuan se operacioni është duke u kryer në kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të drejtat e vetë-mbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe në respektin e integritetin territorial të Sirisë.
Ushtria poashtu ka thënë se vetëm objektivat terroriste po shkatërrohen dhe “rëndësi të madhe” jepet që mos të dëmtohet asnjë civil.
Afrin ka qenë një strehë madhore për PYD/PKK-në që nga korriku i vitit 2012 kur regjimi i Bashar al-Assadit në Siri i lëshoi qytetin grupit terrorist pa luftë.