Burak Bir
25 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Sipas një studimi të Qendrës për Hulumtim Pew me bazë në Washington, përdoruesit e rrjetit social Twitter janë më të rinj, më shumë identifikohen si demokratë, me arsim më të mirë dhe kanë të ardhura më të larta sesa mesatarja e të rriturve në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Studimi thekson se “ata besojnë se emigrantët e forcojnë vendin në vend që ta dobësojnë”.
Studimi tregon karakteristikat dhe qëndrimet e përdoruesve të Twitter-it në SHBA, si dhe lidh ato vëzhgime me sjelljet aktuale të këtij rrjeti, të tilla si sa shpesh përdoruesit postojnë ose sa llogari ndjekin.
Në SHBA, rreth 42 për qind e përdoruesve të këtij rrjeti social kanë të paktën një diplomë universitare, e cila është të paktën 11 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme.
Numri i përdoruesve të rritur të Twitter-it që rapotojnë të ardhura familjare mbi 74 mijë dollarë është 41 për qind, 9 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme.
Përdoruesit e Twitter-it po ashtu 25 për qind më shumë duken se janë demokratë sesa republikanë ndërkohë në aspektin e ideologjisë politike identifikohen më pak si konservatorë sesa ata që nuk përdorin Twitter-in.
Hulumtimi po ashtu tregon sjelljen në dallimet racore, në emigracionin dhe në çështjet gjinore.
Një pjesë e madhe e përdoruesve të Twitter-it thonë se zezakët trajtohen më pak se të bardhët, përkatësisht 64 për qind kundrejt 54 për qind e përdoruesve amerikanë.
Qendra amerikane hulumtuese thekson se 66 për qind e përdoruesve amerikanë thonë se emigrantët e forcojnë SHBA-në, ndërsa 62 për qind thonë se pengesat në shoqëri ekzistojnë që e bëjnë të vështirë për gratë të ecin para.