Dildar Baykan Atalay
07 Dhjetor 2022•Përditësim: 07 Dhjetor 2022
Gjykatësi federal në SHBA ka hedhur poshtë padinë e ngritur për të cilësuar princin e kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman përgjegjës për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjyqtari i Washington DC, John Bates njoftoi se padia e ngritur nga e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, u refuzua.
Bates tha se vendimi u mor me arsyetimin se administrata e presidentit amerikan Joe Biden kërkoi që Mohammed bin Salman të hiqej nga çështja dhe se Bin Salman kishte "imunitet ekzekutiv shtetëror".
Administrata e Bidenit njoftoi gjykatën se në padinë e ngritur nga Cengiz më 18 nëntor, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman ka imunitet.
Vrasja e Khashoggit
Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor 2018, në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Istanbul, ku shkoi për të marrë një certifikatë martese.
E fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz ngriti padi kundër Princit Bin Salman dhe 28 të tjerëve në Gjykatën Federale të Qarkut në Washington DC në vitin 2020.
Pas rreth një muaji e gjysmë pas vrasjes, Qeveria e Rijadit pranoi se Khashoggi u vra dhe trupi i tij u copëtua në konsullatën saudite në Istanbul.
Në gusht, gjykata amerikane në një padi të ngritur nga e fejuara e Khashoggit, Cengiz, i kërkoi administratës së Bidenit të vendos nëse Princi saudit, Bin Salman duhet të mbrohet me imunitetin që gëzojnë sundimtarët e vendit.