Nilay Kar
07 Dhjetor 2018•Përditësim: 07 Dhjetor 2018
NEW YORK (AA) - Prokurori i lartë i SHBA-ve, Geoffrey S. Berman, ka bërë të ditur se ish-bankieri turk, që është duke vuajtur dënimin me burg në SHBA, do të përfundojë dënimin e tij 32-mujor dhe jo më gjatë se kjo periudhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një urdhër për një dënim më të rreptë për ish-zv/drejtorin ekzekutiv të huadhënësit të shtetit turk Halkbank, Hakan Atilla, u refezua nga përfaqësuesi ligjor amerikan në qarkun jugur të New Yorku-t.
Në muajin maj, Atilla u dënua me 32 muaj heqje lirie në SHBA për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit.
“Shkrimi i Apelit të Qeverisë në... ankesën e apelit, të paraqitur më 25 qershor të vitit 2018, është hedhur poshtë me paragjykim”, tha Berman.
Atilla, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin e tij në një burg federal në shtetin e Pensilvanisë, është vendosur që të lirohet më 25 korrik të vitit 2019.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar dënimin e Atillas, duke e quajtur “të motivuar politikisht”.