Mücahit Oktay
20 Gusht 2020•Përditësim: 20 Gusht 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 176.395, prej të cilëve 1.276 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 45.221, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.702.782.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,06 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 73,1 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 647.224 raste të konfirmuara.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.460.413 raste dhe India me 2.858.346.