Büşra Selvi Öğütcen
06 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së pjesshme së ndërtesës 13-katëshe në Miami të SHBA-së u rrit në 28 pasi u gjet trupi i një personi tjetër gjatë përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit në rrënoja, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Ageny (AA).
Siç njoftohet, 117 njerëzit ende konsiderohen të zhdukur nën rrënoja.
Për shkak të ciklonit tropikal Elsa që po i afrohej Floridës, pjesa jugore e mbetur e ndërtesës u shemb në mënyrë të kontrolluar në orën 22:30 sipas kohës lokale dy ditë më parë me arsyetimin se nuk ishte e sigurt.
- Gjysma e ndërtesës luksoze me 270 apartamente u shemb papritmas
Më 24 qershor, u shemb papritmas gjysma e ndërtesës luksoze të quajtur "Champlain", e përbërë nga 13 kate dhe 270 apartamente, në venbanimin Surfside me një popullsi prej rreth 5.600 persona, në veri të Miami Beach.
Zyrtarët e rrethit Surfside, në shkrimet me kryesinë e ndërtesës në vitin 2018, kishin theksuar se në ndërtesën e vitit 1981 kishte dëmtime të mëdha strukturore dhe se ishin të nevojshme rreth 9 milionë dollarë për riparime për kolonat e plasaritura dhe betonin e shkatërruar.