Büşra Selvi Öğütcen
20 Shkurt 2021•Përditësim: 21 Shkurt 2021
Një aeroplan ushtarak u rrëzua në shtetin amerikan Alabama gjatë një trajnimi, me çka dy pilotë kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat Ajrore të SHBA-së thanë në një deklaratë se avioni T38 është rrëzuar në orën 17:30 sipas kohës lokale në afërsi të Aeroportit Rajonal të Montgomery-t.
Deklarata nuk zbuloi emrat e pilotëve dhe tha se një hetim ka filluar në lidhje me incidentin.